Përparim Rama merr vendim të rëndësishëm: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në shfrytëzim për 99 vjet

by engel

Prishtinë, 23 korrik 2025 – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar sot një vendim të rëndësishëm për familjet e dëshmorëve të Kosovës, duke ua garantuar banesat komunale në shfrytëzim për 99 vjet.

Në një njoftim zyrtar për media, Rama theksoi se ky vendim është vazhdimësi e një praktike të nisur vite më parë, kur këto banesa u ndanë për periudha të shkurtra, por që tani është koha për një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme.

banner

“Ne kemi vlerësuar se është koha që këto familje të kenë jo vetëm strehë, por siguri të plotë dhe afatgjatë,” deklaroi Kryetari Rama.

Sipas tij, ky nuk është një akt favori, por një hap institucional që përforcon kujtesën kolektive dhe përmbush një detyrim moral e qytetar ndaj familjeve që kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë e vendit.

“Prishtina u detyrohet familjeve të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Agim Ramadani dhe dëshmorëve të tjerë, jo vetëm me nderim moral, por edhe me trajtim dinjitoz dhe të qëndrueshëm,” ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Vendimi parasheh që banesat komunale të ndara për familjet e dëshmorëve të jepen në shfrytëzim për një afat 99-vjeçar, duke garantuar stabilitet dhe dinjitet për këto familje të ndërlidhura ngushtë me historinë e lirisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy