Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra

by Nexhat

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka raportuar për pritje të gjata në disa pika kufitare me Kosovën.

Te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje kanë arritur mbi një orë me kolonë prej 900 metrash, ndërsa në dalje kolonat janë rreth 400 metra me pritje 35 minutëshe.

banner

Në pikën kufitare Muçibabë, qytetarët po presin rreth 30 minuta në hyrje, me një kolonë prej 160 metrash. Në Vërmicë, pritjet arrijnë deri në 20 minuta, ndërsa në Kullë dhe Jarinje deri në 10 minuta.

Pikat e tjera kufitare paraqiten më të qeta, me pritje të zakonshme nga 3 deri në 5 minuta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy