Asociacioni i Gazetarëve Evropian: Gjendja në RTK, alarmuese

by Nexhat

Federata Evropiane e Gazetarëve u është përgjigjur Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës  dhe Sindikatës së RTK-së për gjendjen në RTK.

“Federata Evropiane e Gazetarëve i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për të garantuar financimin për transmetuesin publik të Kosovës. Prej disa muajsh, RTK po përballet me një krizë të rëndë financiare si pasojë e dështimit të institucioneve të Kosovës për të ndarë buxhetin e miratuar me ligj. Paralajmërimi se RTK mund të mbetet pa fonde brenda pak ditësh dhe të mos jetë në gjendje të paguajë punonjësit për muajin korrik është alarmues”, deklaroi presidentja e EFJ-së, Maja Sever

banner

Në mungesë të një Kuvendi funksional, EFJ dhe AGK i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar financimin e vazhdueshëm të RTK-së.

“Gazetarët, kameramanët dhe stafi tjetër i RTK-së duhet të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje politike apo presione financiare.  Shpresojmë që autoritetet e Kosovës do të ndërmarrin masa urgjente për të mundësuar funksionimin e duhur të medias publike, në përputhje me standardet evropiane, të cilat kërkojnë garanci për financim afatgjatë, qeverisje të qëndrueshme, qëndrueshmëri dhe kushte të denja pune”, shtoi presidentja e EFJ-së, Maja Sever

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy