Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në një banesë në Vushtrri

by informim peje

Një rast i vjedhjes së rëndë, i ndodhur në një banesë në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri më 21 mars të këtij viti, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve.

Policia, më 22 mars pati njoftuar se viktima mashkull kosovar kishte njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur para, pa specifikuar shumën.

banner

E të enjten, në raportin 24-orësh të Policisë, njoftohet se janë arrestuar dy të dyshuar për këtë rast.

“Lidhur me rastin, është realizuar urdhër kontrolli në dy lokacione të ndryshme ku janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, dhe nga të njëjtit janë konfiskuar dy telefona”, tha Policia në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy