Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka mbyllur përkohësisht pishinën e Gërmisë në Prishtinë.
Vendimi ka ardhur pas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike se motrat e marra nga pishina kanë rezultuar se uji i saj nuk përmbush standardet.
Inspektorët tashmë kanë vendosur shenjën ku tregohet për mbylljen e pishinës, pikërisht në dyert e kësaj pishine. /rtv21

