Pamje të shëmtuara, disa të rinj përdhosin flamurin kombëtar, raportohet se ngjarja ka ndodhur në Suharekë

by Nexhat

Portali “Indeksonline” ka raportuar se disa të rinj në qytetin e Suharekës kanë përdhosur flamurin kombëtar shqiptar.

Në një video të publikuar shihen disa të rinj derisa shkelin flamurin, ndërsa disa të tjerë që e inkurajojnë.

banner

Po ashtu, videoja shfaq ata duke e shkelur flamurin edhe me veturë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se të miturit janë identifikuar dhe intervistuar nga policia në prani të prindërve të tyre.

“Me datë 23.07.2025, Policia ka pranuar një informacion dhe video-regjistrim që lidhen me një veprim të papërshtatshëm ndaj flamurit kombëtar nga dy të mitur në Studençan, Suharekë. Pas reagimit të menjëhershëm, të miturit janë intervistuar nga policia në prani të prindërve dhe kanë pranuar veprimin, duke theksuar se nuk kanë pasur qëllim nënçmimi dhe janë penduar”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi po ashtu theksoi se prokurori përgjegjës, pas shqyrtimit të rastit, ka vlerësuar se nuk ka bazë për hetim penal, pasi veprimi është kryer pa vetëdije dhe pa qëllim nxitjeje të urrejtjes. Rasti është mbyllur me raport njoftues

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy