Të enjten – mot shumë i nxehtë dhe me diell

by informim peje

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë.

Temperaturat do të jenë në rritje të lehtë, me vlera minimale nga 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 36 deri në 39°C.

banner

Era do të fryjë kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi, duke qenë herë pas here mjaft e fuqishme, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 20 deri në 54 km/h.

Kujdes! Ekziston rrezik i shtuar për dehidrim dhe goditje nga nxehtësia, veçanërisht nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. Rekomandohet të konsumoni shumë ujë, të qëndroni në hije dhe të shmangni aktivitetet fizike në orët më të nxehta të ditës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy