Detajet e aksionit të fundit të SPAK/ Arrestohen vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe Erion Alibejn

by Nexhat

Aksioni i fundit i Policisë së Shtetit me urdhër të SPAK ka çuar në arrestimin e vëllezërve Artur dhe Ervin Hoxhosmani, si dhe Ermir Ndrejaj

Një i arrestuar tjetër është në Elbasan. Ndërkohë, i komunikohet akuzë e re Plarent Dervishajt dhe të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej. Ky i fundit ka rrëfyer dhjetëra ngjarje, ka folur edhe për trafik droge. SPAK ka dëshminë e tij dhe bisedën në Sky ECC, ndaj është goditur grupi. Në burg iu komunikua akuza Dervishajt dhe Alibejt

banner

Plarent Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj Arjan Ndoj, ish-prokuror. Ndërsa Erion Alibej për disa vrasje me pagesë, por ka statusin e të penduarit.

Siç raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala, sekuestrohen ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze. Në total janë 7 persona, 4 të arrestuar sot (ende nuk dihet indentiteti i njërit), ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi jashtë shtetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy