Grealish kërkohet nga kampioni i Italisë

by Nexhat

Jack Grealish është futur në ‘orbitën’ e klubit të madh italian, Napoli.

Kampionët në fuqi të Italisë, kanë shfaqur interesim konkret për yllin e Manchester City-t, si alternativë e objektivit kryesor, Dan Ndoye të Bolognës.

banner

Sipas “TMW”, drejtuesit e klubit napolitan janë të interesuar seriozisht për mesfushorin ofensiv anglez, ndërkohë që Grealish është inkurajuar nga City të kërkojë një klub të ri gjatë kësaj verë, transmeton RTKLive.

29 vjeçari ka kaluar disa ditë në Bregun e Amalfisë, duke shijuar pushimet në Conca dei Marini dhe mbrëmjet në Ravello. Gjatë një shëtitjeje atje, ai është pyetur për një transferim të mundshëm te Napoli, dhe siç raportohet, ka dhënë një përgjigje enigmatike: “Ndoshta.”

Napoli, që së fundmi ka marrë edhe ofertën për Raheem Sterling nga Chelsea, vazhdon të mbajë Ndoye si përparësinë kryesore, por Grealish mbetet një opsion serioz, nëse negociatat me Bolognën dështojnë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy