“Hap gjigant”, klientët tanë të ardhshëm”, dy javë pas licencimit, kompania e vëllait të Luan Dalipit ia nis operimit në tregun e energjisë

by Nexhat

Vetëm dy javë pas licencimit zyrtar, kompania MDA Energy, e themeluar nga Leondrit Dalipi, vëllai i Luan Dalipit – shefit të kabinetit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka hyrë në tregun e energjisë në Kosovë, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me KOSTT-in dhe KEDS-in, dy prej institucioneve kyçe të sistemit energjetik në vend.

MDA Energy, që tani zyrtarisht mund të furnizojë konsumatorët me energji elektrike, në një njoftim zyrtar të bërë në Facebook, ka theksuar se do të ofrojë shërbime me çmime konkurruese, energji të qëndrueshme dhe të sigurt për klientët e saj të ardhshëm.

banner

Në njoftimin e publikuar, kompania e ka cilësuar këtë hap si një “kapërcim gjigant” drejt një tregu më efikas dhe më të hapur.

Para pak ditësh në faqen e kompanisë është publikua edhe një biografi e Leondritit, vëllai i Luan Dalipit (shefit të kabinetit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti).

Ai sipas njoftimit  të kompanisë, është udhëheqës i Projekteve për Gjenerimin e Energjisë së Ripërtërishme dhe Specialist i Tregtimit të Energjisë në MDA.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy