I nxehti ekstrem vjen me pluhur saharian – deri në 41°C këtë të premte

by informim peje

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë, prandaj edhe ekziston rreziku nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Gradualisht, pritet të shtrihen apo të depërtojnë edhe koncentrime të pluhurit saharian, duke ndikuar në cilësinë e ajrit dhe mundësisht në dukshmërinë horizontale.

banner

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi nga 15-46 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 37 deri në 41°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy