Mbappe ndez Bernabeun, prezantohet si numri 10 i Real Madrid

by jonzefaj

Kylian Mbappe ka bërë zgjedhjen e tij dhe Real Madridi po buzëqesh. Ndërsa pret kampin stërvitor të planifikuar për 4 gusht, sulmuesi francez po shijon disa ditë pushimesh me mikun e tij Ashraf Hakimi.


Ish-ylli i PSG-së, tashmë numri 10 për ekipin kombëtar francez, do të trashëgojë të njëjtin numër te Real Madridi, të lënë bosh nga Luka Modriç.

banner


Vetë Mbappe e konfirmoi lajmin në një postim të shkurtër, por elokuent në platformën “X” , të postuar 2 ditë më parë: vetëm një 10.


Megjithatë, kjo zgjedhje ka ndezur një debat midis atyre që kundërshtojnë se ai nuk është një numër “i vërtetë” 10 dhe do të kishin preferuar talentin e ri Arda Guler.

Sipas Marcas, ishte vetë klubi që shtyu për këtë zgjedhje, i vetëdijshëm për vlerën simbolike dhe komerciale të gjestit.
Real Madrid dëshiron ta bëjë Mbappen liderin e ri të projektit dhe, në të njëjtën kohë, synon një rekord të ri shitjesh për fanellën “KM10”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy