Rexhepi: Konstituimi i Kuvendit pritet sot ose nesër – ende vetëm një kandidaturë zyrtare për kryetar

by engel

Deputetja boshnjake, Emilia Rexhepi, ka deklaruar sot para fillimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës se pret që konstituimi i institucioneve të ndodhë brenda 48 orëve të ardhshme, duke lënë të hapur mundësinë që Kuvendi të konstituohet sot ose nesër.

“Po presim sot dhe nesër të konstituojmë Parlamentin, pastaj shohim”, u shpreh shkurt Rexhepi për gazetarët.

banner

Në lidhje me kandidaturën për kryetarin e Kuvendit, Rexhepi konfirmoi se aktualisht e vetmja propozim zyrtar mbetet Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Zyrtarisht është Albulena Haxhiu, nuk dimë nëse ka ndryshim,” theksoi ajo.

Deklarata e saj vjen në një moment të rëndësishëm politik, kur Kuvendi po përballet me afatin 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, i cili përfundon të premten, më 26 korrik. Pas këtij afati, çdo veprim për konstituimin e Kuvendit do të konsiderohet i pavlefshëm përkohësisht, për shkak të masës ex officio të vendosur nga Kushtetuesja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy