Trump: Hamas nuk dëshiron marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve

by engel

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se grupi palestinez Hamas nuk është i gatshëm të arrijë një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës.

Deklarata e Trump u bë përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pasi emisari i tij për paqen në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, konfirmoi se ekipi amerikan i negociatave është tërhequr për konsultime në SHBA pas propozimit më të fundit të Hamasit.

banner

“Është e qartë që Hamas nuk dëshiron marrëveshje,” tha Trump. “Ne do të shqyrtojmë opsione të tjera.”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjithashtu akuzoi Hamasin për pengesat në arritjen e një marrëveshjeje. “Hamas është pengesa kryesore për një marrëveshje për lirimin e pengjeve,” u shpreh Netanyahu në një deklaratë të premten. “Së bashku me aleatët tanë amerikanë, po shqyrtojmë alternativa të tjera për t’i sjellë pengjet në shtëpi.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy