Arrestohet në Prizren një person i dyshuar për dhunim të një të miture

by informim peje

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është një vajzë e mitur kosovare, e cila është intervistuar në prani të prindit dhe zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale.

banner

Pas intervistimit, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Prizren 25.07.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare-e mitur. Viktima pasi është intervistuar në prezencë të prindit dhe zyrtarëve të QPS-së, është dërguar për ekzaminime mjekësore në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy