Gjimnastet shqiptare nderojnë vendin me medalje bronzi në Portugali

by engel

Skuadra kombëtare e gjimnastikës së Shqipërisë ka shënuar një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke u renditur në vendin e tretë në kompeticionin “World Gym for Life Challenge 2025” të mbajtur në Lisbonë, Portugali. Vajzat shqiptare u vlerësuan me medalje bronzi mes shumë skuadrave pjesëmarrëse nga federata të gjimnastikës në mbarë botën.

Përballë konkurencës së fortë nga vende me përvojë të gjatë në këtë sport, performanca e gjimnasteve shqiptare spikati për nivelin teknik dhe energjinë që përcolli, duke ngritur lart flamurin shqiptar në podiumin ndërkombëtar.

banner

Ekipi përfaqësues përbëhej nga sportistet: Merili Islami, Mishela Bitanji, Maria Zefi, Sara Moleci, Nil Elbasani, Nadia Daci, Enesa Sulaj, Chloe Qenanaj, Ilenia Sevdari, Silja Muhameti, Megi Papadhami, Iris Kadiu, Leandra Çela dhe Melisa Agolli. Delegacioni shqiptar u udhëhoq nga Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, znj. Eliriana Karaj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj, u shpreh entuziast për të ardhmen e këtij sporti në vend, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes serioze dhe angazhimit për masivizimin e gjimnastikës. Sipas tij, ky rezultat është një ogur i mirë për objektiva edhe më të larta në garat ndërkombëtare.

“Jemi në rrugën e duhur. Ky sukses është fryt i punës së palodhur të sportisteve, trajnerëve dhe gjithë stafit. Kemi arsye për të qenë optimistë për të ardhmen,” u shpreh Lulaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy