Interi në “qetësinë” e lëvizjes së madhe: Lukman gjithnjë e më pranë zikaltërve

by engel

Një heshtje që flet më shumë se çdo konferencë për shtyp. Interi po përgatit në qetësi një lëvizje të madhe në merkato, me objektivin kryesor: Ademola Lukman. Sulmuesi i Atalantës është kthyer në prioritetin absolut të zikaltërve për këtë verë, dhe pavarësisht se situata në dukje duket në “pauzë”, në prapaskenë gjithçka është shumë më dinamike.

Raporti mes Lukmanit dhe Atalantës është thyer prej kohësh. Pika kulmore u arrit pas ndeshjes ndaj Club Bryzh, kur trajneri Gasperini e quajti publikisht nigerianin “goditësi më i keq i penalltive që kam parë ndonjëherë”, pas një 11-metërshi të humbur. Reagimi i Lukmanit ishte i fortë: “Të sulmohesh publikisht në atë mënyrë nuk është vetëm lënduese, por thellësisht e pafalshme”, deklaroi ai në rrjetet sociale.

banner

Ky episod dhe tensionet e mëparshme – përfshirë bllokimin e transferimit te PSG dhe përjashtimin e përkohshëm nga grupi – kanë prishur çdo raport besimi. Me një marrëveshje verbale për largimin në fund të sezonit, Lukmani tani kërkon vetëm një gjë: të respektohet fjala e dhënë.

Oferta e parë prej 40 milionë eurosh nga Interi është refuzuar, me Atalantën që kërkon të paktën 50. Megjithatë, agjentët e lojtarit janë të bindur se, nëse propozimi do të vinte nga një klub jashtë Italisë, ai do të ishte pranuar menjëherë.

Drejtuesit zikaltër, Ausilio dhe Marota, po ndjekin një strategji të kujdesshme: ruajtje të marrëdhënieve të mira me Atalantën dhe bindje përmes diplomacisë. Në prapaskenë po përgatitet një ofertë e re, e mundësuar nga të ardhurat prej shitjeve të fundit – Stankoviç te Bryzh për 10 milionë euro, Bjukenan te Vijareali për 9 milionë dhe largimi i afërt i Taremit drejt Premier Ligës ose Brazilit.

Kristian Kivu nuk ka asnjë dyshim: Lukman është përforcimi që i duhet Interit. Më lart në listë edhe se një mbrojtës qendror, nigeriani shihet si lojtari që mund të sjellë ndryshimin me shpejtësinë, depërtimin dhe instinktin e golit të tij. Ai është lojtari që mund të bëjë diferencën në Serinë A dhe në garat europiane.

Tifozët presin me padurim, drejtuesit bëjnë kalkulimet e fundit, dhe heshtja që ka shoqëruar këtë operacion mund të shpërthejë së shpejti në një “bombë” merkatoje. Ademola Lukman është gjithnjë e më pranë San Siros.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy