Jeton Mushkolaj takon mërgimtarët në Deçan: “Zemra e mërgatës rreh me vendlindjen”

by engel

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Deçanit dhe njëherësh kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë, Jeton Mushkolaj, ka pritur sot në takim një numër të madh mërgimtarësh që janë kthyer në vendlindje për pushime verore.

Takimi është zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, ku Mushkolaj është parë mjaft i entuziazmuar dhe i lumtur mes bashkatdhetarëve tanë nga diaspora. Ai ka ndarë një postim në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen dhe kontributin e mërgatës në jetën shoqërore dhe zhvillimin e komunës.

banner

“Mërgata – Zemra që Rreh me Vendin: Bashkë për një të Ardhme të Denjë”, shkruan Mushkolaj në postimin e tij.

Ai ka theksuar rëndësinë që diaspora ka për të tashmen dhe të ardhmen e vendit, duke vlerësuar idetë dhe përvojat që ata sollën gjatë bashkëbisedimit. Sipas tij, takime të tilla shërbejnë si urë lidhëse mes qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë dhe angazhimit të përbashkët.

“Ky ishte një moment bashkimi, reflektimi dhe një thirrje e qartë për më shumë përfshirje, respekt dhe bashkëpunim,” thekson Mushkolaj.

Kryetari i LDK-së në Deçan e ka mbyllur postimin me një falënderim për të gjithë pjesëmarrësit, duke shprehur besimin se ky ishte vetëm një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Deçanit, brenda dhe jashtë kufijve të saj.

Ky takim vjen në një kohë kur Lidhja Demokratike e Kosovës po përgatitet për zgjedhjet lokale, dhe angazhimi i diasporës shihet si një faktor kyç në ndërtimin e politikave më gjithëpërfshirëse dhe vizionare për të ardhmen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy