Jo çdo ofertë pranohet: Interi refuzon Real Betis për Asllanin

by jonzefaj

Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në këtë merkato vere. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë me çdo ofertë.

Deri tani, Asllanit i është faturuar një pjesë e madhe e mungesës së lëvizjes në këtë merkato. Për mesfushorin e Kombëtares u tregua se nuk pranon të largohet jashtë Italisë, për këtë ka refuzuar ofertën e Real Betis.

banner

E vërteta qëndron ndryshe tashmë, sipas gazetarëve pranë Interit. Vetë Interi e ka refuzuar ofertën e klubit spanjoll, që ofronte më pak se 10 milionë euro. Interi nuk do ta largojë mesfushorin shqiptar, pa një ofertë që shkon deri në 20 milionë euro ose 15 milionë euro bashkë me një përqindje të kartonit.

Interi ka shpenzuar rreth 16 milionë euro, për blerjen e kartonit të Asllanit nga Empoli. Pikërisht tre vite më parë u arrit marrëveshja mes palëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy