Kadrijaj: Nëse nuk ka reflektim as sot, i bie se Kurti po e mban qëllimshëm peng konstituimin e Kuvendit

by engel

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar para seancës së 53-të konstituive të Kuvendit, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e zvarrit qëllimisht procesin e konstituimit të institucioneve.

Kadrijaj u shpreh se ende nuk është e qartë se si do të rrjedhë seanca – nëse do të vazhdohet me votim të komisionit të përkohshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, apo nëse do të ketë ndonjë ndryshim në qasjen procedurale.

banner

“Nuk e dimë si do të shkojë seanca – nëse do të ketë ndonjë reflektim, apo nëse prapë do të kërkohet votimi i komisionit me të njëjtën formë. Nëse kandidati për komision mbetet Albin Kurti dhe nuk ndryshohet mënyra e votimit, atëherë është e qartë se për gati gjashtë muaj, Kurti po e mban qëllimisht peng konstituimin e Kuvendit,” tha Kadrijaj.

Ajo vlerësoi se nëse nuk ndodh asnjë ndryshim në qëndrimet e mazhorancës, atëherë është e domosdoshme që përgjegjësia politike t’i atribuohet kryeministrit në detyrë, i cili sipas saj, po i zgjat artificialisht krizën institucionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy