Kurti: Policia e Kosovës u sulmua shpesh, por gjithnjë doli fitimtare

by informim peje

Në kuadër të përkujtimit të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë që dhanë jetën në krye të detyrës, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, bënë homazhe te Lapidari i Policëve të Rënë, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Në ceremoninë solemne mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili përkujtoi me respekt të lartë kontributin dhe sakrificën e policëve të rënë në detyrë, duke veçuar veçanërisht heroizmin e Enver Zymerit dhe Afrim Bunjakut.

banner

“Jemi këtu te lapidari i 24 policëve që ranë në detyrë pas luftës në Kosovë. Dua të përmend veçanërisht heronjtë Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës është një forcë multietnike, që është sulmuar shpesh, por gjithmonë ka dalë fitimtare. Ndjejmë dhimbje e pikëllim të thellë, por edhe krenari të madhe për ta. Lavdi të gjithë policëve të Kosovës që dhanë jetën në krye të detyrës!”, tha Kurti gjatë homazheve.

Përveç homazheve te Lapidari i Policëve të Rënë, gjatë ditës janë planifikuar vizita dhe homazhe pranë varreve të Heroit Afrim Bunjaku dhe Heroit Enver Zymeri, si dhe nderime pranë lapidarit në vendin ku ra Enver Zymeri.

Ceremonitë përkujtimore do të përmbyllen në orën 17:00 me pritjen zyrtare të marshuesve në Qendrën për Trajnim për Kërkim-Shpëtim “Berim” në Zubin Potok – Ujman.

Ky aktivitet është një shenjë e respektit dhe nderimit të vazhdueshëm për policët që dhanë jetën në mbrojtje të rendit dhe sigurisë së Kosovës, duke mbajtur gjallë kujtimin e sakrificës së tyre në shërbim të qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy