Murati: Sigurimi i votave nuk është problem, mungon vetëm vullneti politik për t’i dhënë fund ngërçit

by engel

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se formimi i institucioneve të reja është i domosdoshëm dhe i realizueshëm, por sipas tij, pengesa kryesore është mungesa e vullnetit politik, jo numrat në Kuvend.

Para seancës së 53-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, Murati theksoi se siguria e votave për tejkalimin e ngërçit institucional është brenda mundësive reale.

banner

“Deri më tani kemi 57 vota. Me votat e Nismës arrijmë në 60. Nëse shtojmë Veton Berishën dhe Duda Baljen, bëhemi 62. Me Lutfi Hazirin që ka deklaruar se do të jetë vota e 61-të, arrijmë në 63, dhe me Bekë Berishën shkojmë në 64. Pra, sigurimi i votave nuk është problem – ajo që mungon është vetëm vullneti politik,” u shpreh Murati.

Murati theksoi nevojën për bashkëpunim dhe reflektim politik, në mënyrë që vendi të dalë nga bllokada aktuale dhe të kthehet në normalitet institucional.

Deklarata e tij vjen në një moment kritik për jetën politike të vendit, ku përplasjet ndërmjet partive dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullim të përkohshëm të konstituimit të Kuvendit kanë sjellë paqartësi për të ardhmen e institucioneve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy