Policia Rajonale e Pejës zhvillon takim pune me përfaqësues të bizneseve për forcimin e bashkëpunimit dhe sigurisë

by informim peje

Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, u mbajt sot një takim pune ndërmjet Drejtorit Rajonal, Kolonel Shaban Shala, stafit të tij dhe përfaqësuesve të bizneseve lokale. Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe komunitetit të biznesit për parandalimin e dukurive negative dhe zbatimin e strategjive të përbashkëta të sigurisë.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi nevojën për koordinim më të mirë dhe veprime konkrete për përmirësimin e gjendjes së sigurisë në qytet dhe rrethinë, me theks të veçantë në parandalimin e vjedhjeve, vandalizmit dhe veprimtarive të tjera të paligjshme që mund të prekin ambientin afarist dhe publik.

banner

Përfaqësuesit e bizneseve paraqitën disa kërkesa dhe shqetësime që lidhen me sigurinë dhe nevojën për prezencë më të shtuar të Policisë në zona të caktuara. Këto kërkesa, sipas zotimit të Kolonel Shalës, do të shqyrtohen me prioritet dhe do të adresohen nga Stacioni Policor në Pejë dhe njësitë tjera përkatëse në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë.

Kolonel Shala shprehu mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e bizneseve për të bashkëpunuar me Policinë, duke theksuar se një qasje e përbashkët dhe e koordinuar është çelësi për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët.

“Angazhimi juaj si pjesë e rëndësishme e komunitetit është esencial për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të qetë për qytetarët dhe bizneset. Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë partnere e juaj në këtë drejtim”, u shpreh Kolonel Shaban Shala.

Takimi përfundoi me zotimin e dyanshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe me planifikimin e takimeve të rregullta për monitorimin dhe përmirësimin e zbatimit të masave të propozuara./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy