Ramush Haradinaj përkujton heroin Enver Zymeri: “Jeta dhe sakrifica e tij – themel i shtetit tonë”

by engel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot heroin e kombit Enver Zymeri, në përvjetorin e rënies së tij heroike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka nderuar jetën dhe veprën e Zymerit, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas i Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një nga figurat që mishëron përkushtimin dhe sakrificën për lirinë dhe sigurinë e vendit.

banner

“Sot përkujtojmë rënien heroike të Enver Zymerit. Jeta dhe përkushtimi i Enverit, i Afrimit dhe i të gjithë atyre që ranë për lirinë e atdheut, janë pjesë e një misioni të pandalshëm,” ka shkruar Haradinaj.

Ai theksoi se heroizmi i Enver Zymerit dhe i bashkëluftëtarëve të tij është burimi nga i cili forcohet çdo ditë Republika e Kosovës, duke e bërë më të fuqishme përballë çdo sfide.

“Uniforma e policit që veshi Enveri, sakrifica dhe shembulli i tij, si edhe i të gjithë heronjve tanë, në luftë e në paqe, janë themeli mbi të cilin është ngritur dhe frymon shteti ynë,” vijon më tej deklarata.

Haradinaj u shpreh se është pikërisht gatishmëria e këtyre heronjve për të vepruar pa hezitim kur e thërret atdheu, ajo që duhet të frymëzojë brezat e sotëm dhe të ardhshëm në ruajtjen e lirisë dhe ndërtimin e shtetit.

“Mirënjohje e përjetshme për shërbimin dhe heroizmin e tyre!” – përfundoi ai.

Enver Zymeri mbetet një nga figurat e nderuara të rezistencës shqiptare dhe të sigurisë së pasluftës në Kosovë, simbol i sakrificës dhe devotshmërisë ndaj vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy