Sot vazhdimi i 53-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

by informim peje

Sot, në ditën e fundit të afatit të caktuar nga Kushtetuesja, deputetët do të mblidhen nga ora 14:00, para se të nis së zbatuari vendimi i kësaj gjykate – masa që ndalon çdo veprim në drejtim të konstituimit.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk është tërhequr nga emri i Albulena Haxhiut, që nuk ia doli të zgjidhej kryetare e Kuvendit, nuk ka dhënë sinjale që ka marrëveshje me ndonjë parti politike.

banner

Ky subjekt politik po i fajëson partitë e tjera, ndërsa këto të fundit kanë kërkuar ndryshim të propozimit për të parin e Parlamentit – e madje kanë dhënë emra, që për ta do të ishin të pranueshëm.

Ajo që është përfolur më shumë ditëve të fundit është mundësia për një dakordim mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe kreut të Nismës, Fatmir Limaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy