Zakharova: Perëndimi nuk ka pasur kurrë për qëllim paqen në Ukrainë

by engel

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se Perëndimi nuk ka pasur kurrë në agjendën e tij paqen në Ukrainë. Komentet e saj erdhën të shtunën, pas raundit të fundit të bisedimeve mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas të zhvilluara të mërkurën.

“Po të donte vërtet paqen, Perëndimi do të kishte ndaluar së furnizuari regjimin e Kievit me armë,” u shpreh Zakharova, duke i cilësuar përpjekjet perëndimore si të pasinqerta dhe të orientuara drejt përshkallëzimit të konfliktit, raporton agjencia Reuters.

banner

Kjo është hera e parë që një zyrtare e lartë ruse komenton publikisht mbi bisedimet e fundit, pasi më herët Zakharova kishte refuzuar të japë detaje për çështjen.

Ndërkohë, lufta në Ukrainë vijon me intensitet. Gjatë ditës së shtunë, forcat ruse ndërmorën sulme në shkallë të gjerë në rajonet Dnipropetrovsk dhe Kharkiv, ku sipas autoriteteve ukrainase ka viktima dhe të plagosur, si dhe dëme të mëdha në infrastrukturë civile.

Ushtria ukrainase njoftoi se mbrojtja ajrore ka arritur të rrëzojë shtatë raketa dhe 26 dronë gjatë valës së fundit të sulmeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy