E kryer, Bayern Munich arrin marrëveshje me Liverpoolin për Luis Diaz

by Nexhat

Gazetarë të njohur botërorë tashmë kanë filluar të konfirmojnë se Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e Luis Diaz. 

Sulmuesi kolumbian kishte kërkuar një aventurë të re dhe pasi i dështoi transferimi tek Barcelona, ai tani do ta vazhdojë karrierën në Gjermani. 

banner

Të paktën kështu kanë raportuar dy gazetarët e njohur Fabrizio Romano dhe Florian Plettenberg. 

Ky i fundit madje ka thënë se kjo marrëveshje mund të konsiderohet e kryer, pasi dy klubet tashmë kanë arritur një marrëveshje në parim pasi bavarezët dërguan një ofertë të dytë të përmirësuar. 

Shuma të cilën Bayerni do ta paguajë në drejtim të Liverpoolit pritet të jetë rreth 75 milionë euro. 

Tashmë po diskutohen vetëm detajet e fundit mes dy klubeve, teksa lojtari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore javën e ardhshme. 

Liverpooli në ndërkohë është raportuar se tani do të synojë yllin e Real Madridit, Rodrygo, për të zëvendësuar Diazin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy