Tashmë është zyrtare. Emerson Royal është futbollisti më i ri i Flamengos.
Mbrojtësi brazilian ka vendosur të kthehet në atdhe pas një viti jo të lehtë te Milani, ku përveç paraqitjeve të paqëndrueshme u përball edhe me një lëndim serioz në pulpë.
Ai ka nënshkruar me gjigantin nga Rio de Janeiro një kontratë që e mban të lidhur deri në vitin 2028.
Për kuqezinjtë bëhet fjalë për një transferim të rëndësishëm financiarisht, pasi përfitimi nga shitja e Emersonit kap vlerën e 9 milionë eurove. Këto të ardhura, sipas medieve italiane, do të përdoren menjëherë në afatin kalimtar të kësaj verë.
Drejtori sportiv Igli Tare ka intensifikuar përpjekjet për të transferuar talentin shqiptar Ardon Jashari. Në orët e fundit, Milani ka vendosur të rrisë ofertën e tij dhe është gati të paraqesë një propozim përfundimtar prej 35 milionë eurosh fikse, plus 2 deri në 3 milionë euro bonuse – shifër që në thelb arrin kërkesën prej 40 milionë eurosh të Club Brugge.
Afati kalimtar i kësaj verë po bëhet gjithnjë e më aktive për kuqezinjtë, që kërkojnë të përforcohen ndjeshëm për sezonin e ri

