BDI kërkojnë që të mos zvogëlohet numri i këshilltarëve komunalë

by Nexhat

Në Maqedoninë e Veriut kanë nisur marrëveshjet politike për garat komunale që do të mbahen në tetor të këtij viti. Shefi i Qeverisë maqedonase, Hristian Mickoski, ka thënë se kanë arritur marrëveshje me VLEN-in. Ndërkaq Izet Mexhiti ka kritikuar Arben Taravarin që i është bashkuar BDI-së për këto zgjedhje, e nga BDI kërkojnë që të mos zvogëlohet numri i këshilltarëve komunalë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ,Hristian Mickovski deklaroi sot se me koalicionin VLEN kanarritur  marrëveshje parimore për mbështetje të ndërsjellë në zgjedhjet lokale.

banner

“Në lidhje me partitë politike, pjesë e koalicionit VLEN, gjithashtu kemi marrëveshje parimore, se do të mbështetemi në ato komuna ku ne do të kemi kandidat, ata nuk do të kenë dhe atje ku ata do të kenë kandidatë dhe ne nuk do të kemi. Ja të themi, do të ketë komuna ku do të kemi kandidatë të dy grupe politike”, tha Mickovski.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se, Arben Taravari doli nga koalicioni VLEN me arsyetimin se kërkonte lista të veçanta për këshilltarë komunal në zgjedhjet lokale, ndërkaq tani po shkon në zgjedhje me lista të përbashkëta me BDI-në.

“Dua ta ngre çështjen se z.Taravari u tërhoq me pretekstin se do të dalë me lista të veçanta dhe se ky ishte problemi në kuadër të VLEN-it, dhe sot e dëgjoj që del me lista të përbashkëta të BDI-së. Pra nuk e ka pasur hallin e listave, por nuk ka ditur si të shkojë në prehrin e z.Ahmeti”, deklaroi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut.

BDI përmes një konference për medie reagoi  ndaj vendit të fundit Qeverisë për uljen e numrit të  këshilltarëve komunal.

“BDI kërkon që Qeveria të shfuqizojë menjëherë vendimin antikushtetues, të rikthehet numri i këshilltarëve sipas të dhënave reale të regjistrimit dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjin. Tani është koha kur një veprim i tillë mund të ndërmerret për të parandaluar pasoja të rënda mbi legjitimitetin e zgjedhjeve lokale që po afrohen”, deklaroi Arbër Ademi, deputet i BDI-së.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të zhvillohen në muajin tetor të këtij viti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy