Fundjavë dramatike në Prizren: Gjashtë vatra zjarri brenda gjysmë ore

by informim peje

Gjatë fundjavës, Prizreni ka qenë vatër e shpërthimit të shumë zjarreve.

Si pasojë e këtyre zjarreve, kanë pësuar disa kafshë, derisa janë djegur edhe disa vetura, transmeton Klankosova.tv.

banner

Drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri në Prizren, Ramize Sinanaj-Shalaj, për “Ora Shtatë” tha se të shtunën dhe të dielën qyteti u përballë me gjendje të rënduar si shkak i zjarreve.

“Temperaturat e larta na kanë shkaktuar shumë vatra zjarri. Janë angazhuar të gjitha ekipet e zjarrfikësve, dhe shume kompani private e vullnetarë. Mund të them se brenda gjysmë ore na janë shfaqur gjashtë vatra zjarri ku kanë rrezikuar shtëpitë. Fatkeqësisht nga këto zjarre është djegur një stallë, ku janë djegur tetë krerë lopë, e 12 prej tyre janë shpëtuar”, u shpreh drejtoresha.

Ajo shtoi se deri në orët e vona të së dielës, zjarrfikësit kanë qenë në terren duke luftuar me flakët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy