Gjendet i pajetë turisti portugez që u zhduk në det në Sarandë

by engel

Një shtetas 57-vjeçar nga Portugalia, i raportuar i zhdukur ditën e diel teksa ishte futur në det për t’u larë në zonën e njohur si “Buka e Vivarit” në Sarandë, është gjetur sot i pajetë.

Trupi i tij u lokalizua nga Policia Kufitare në afërsi të vendit ku ai ishte parë për herë të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet paraprakisht se vdekja është shkaktuar nga mbytja, ndërsa trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

banner

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.07.2025, lidhur me shtetasin portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të këtij shtetasi, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy