Messi dhe Antonela kapen ‘Live’ në moment romantik në koncertin e Coldplay

by jonzefaj

Lionel Messi u kap në një moment të rrallë të sikletshëm bashkë me gruan e tij, Antonela Roccuzzo, gjatë koncertit të Coldplay në Miami.

Çifti po shijonte shfaqjen kur kamera i kapoi duke u puthur, një moment që bëri xhiron e mediave sociale.

banner

Ky incident ndodhi pak ditë pas skandalit të Kiss Cam që përfshinte drejtorin e martuar të kompanisë Astronomer, Andy Byron, dhe drejtuesen e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, shkruan The Sun.

Reagimi i tyre i ftohtë ndaj filmimit në koncertin e Bostonit nxiti miliona diskutime online.

Në koncert, Messi dukej i skuqur dhe pak i turpëruar, ndërsa Antonela shkëlqente pranë tij.

Këngëtari i Coldplay, Chris Martin, falënderoi Messin dhe e quajti atë “sportivin numër 1 të të gjitha kohërave”, ndërsa fansat reaguan me humor në rrjetet sociale.

Antonela më pas postoi fotografi të tre djemve të çiftit duke shijuar koncertin në stadiumin Hard Rock.

Ndërkohë, Messi po vuante pezullimin e një ndeshjeje me Inter Miami, të cilën skuadra e tij e luajti pa të dhe pa legjendën Jordi Alba.

Nga ana tjetër, Byron dhe Cabot u larguan nga kompania pas skandalit, ndërsa ish-gruaja e Chris Martin, Gwyneth Paltrow, u punësua për një video sarkastike që fansat e cilësuan si një lëvizje e zgjuar PR. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy