Roboti artist Ai-Da pikturon portretin e Mbretit Charles III

by engel

Një robot humanoid i quajtur Ai-Da ka realizuar një portret me vaj të Mbretit Charles III, të titulluar “Mbret Algoritmik” (“Algorithm King”). Vepra u prezantua në Samitin e OKB-së për Inteligjencën Artificiale për të Mirën, që u mbajt në Gjenevë në korrik 2025.

Ai-Da është krijuar nga galeristi britanik Aidan Meller dhe përdor inteligjencë artificiale, kamera në sy dhe një krah robotik për të pikturuar. Portreti i Mbretit u realizua duke përdorur fotografi si referencë.

banner

Nuk është hera e parë që Ai-Da portretizon një anëtar të familjes mbretërore. Në vitin 2022, ajo krijoi “Mbretëresha Algoritmike” (“Algorithm Queen”), një portret i Mbretëreshës Elizabeth II me rastin e Jubileut të Platinit.

E njohur si roboti i parë në botë me pamje ultra-realistike që krijon art, Ai-Da është në gjendje të vizatojë, pikturojë, modelojë dhe të mbajë biseda të thjeshta falë AI-së. Qëllimi i saj nuk është të zëvendësojë artistët njerëzorë, por të nxisë debat mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në art dhe krijimtari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy