SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi dhe ka nisur komunikimin e akuzave
Mësohet se deputetja e PL, Monika Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë
Ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të PL, Ilir Meta.
Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit pritet të paraqitet sot në ambientet e SPAK.
Ndërsa Ema Çoku është paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihet me akuzat e hetuesve