Vazhdon drama mes ish-banorëve, Bay T i kundërpërgjigjet Drilon Ramës

by Nexhat

Tensionet mes ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 3 nuk po shuhen, përkundrazi duket se sapo kanë marrë hov.

Pas komentit ironik të Drilon Ramës në një fotografi të përbashkët me Bay T, Arion Rexhën dhe Diana Tahirin, ku ai shkroi: “Me dal me bossin ju ka mbet momenti më i madh në jetë”, ka ardhur edhe reagimi nga Bay T.

banner

Reperja shqiptare ka ndarë një pjesë të shkurtër nga kënga e saj e re “Jam drunk”, në të cilën dëgjohet të këndojë: “U bone bismilah me më bo, unë guhën ta shkurtoj”.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo frazë u interpretua si një përgjigje direkte për Drilonin, duke e bërë të qartë se Bay T nuk do të qëndrojë në heshtje

Edhe pse pa përmendur emra, momenti i publikimit të videos, menjëherë pas komenteve të Drilonit, i ka shtuar benzinë zjarrit të një përplasjeje që po zhvillohet më shumë në rrjete sociale se sa në publik.

Foto: Screenshot/Instagram

Duket se “drama pas Big Brother-it” është larg përfundimit dhe se raportet mes ish-banorëve vazhdojnë të jenë të tensionuara, me këngë dhe komente që flasin më shumë se fjalët direkte.

Driloni ndërkaq nuk ka raporte me një pjesë të madhe të banoreve që kanë qenë në atë format përfshirë, Drenusha Latifin, Bay T, Xheneta Fetahun, Diana Tahirin, Gresa Gashin etj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy