Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 130 aksidente trafiku, ku 107 prej tyre kanë rezultuar me dëme materiale, ndërsa 23 me persona të lënduar.
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe ka shqiptuar gjithsej 2,397 gjoba për shkelje të rregullave në trafik.
Po ashtu, gjatë të njëjtës ditë janë arrestuar 11 persona, ndërsa tetë prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në rrugë dhe të respektojnë rregullat e trafikut për të parandaluar aksidentet dhe pasojat e mundshme.