I dyshuari për rezervat e shtetit, ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica, ftohet sërish nga Prokuroria Speciale

by engel

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Irfan Lipovica, është ftuar për herë të dytë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për një intervistim zyrtar.

Ende nuk është konfirmuar për mediat nëse ftesa lidhet me hetimet rreth rezervave shtetërore, ndonëse emri i tij është përmendur si një nga të dyshuarit në këtë rast.

banner

Avokati i tij, në një deklaratë për media, bëri të ditur se nuk janë dhënë detaje për arsyen e ftesës. “Është vetëm një ftesë. Nuk e dimë as për çka është, kjo është intervistimi i dytë dhe nuk është bërë e qartë se për cilin rast saktësisht,” tha ai.

Lipovica figuron si një nga tre të dyshuarit potencialë të çështjes, krahas afaristit Ridvan Muharremi dhe zyrtarit tjetër Hafiz Gara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy