Ideatorja e fushatës “Unë jam gru, gur” i reagon Fitore Pacollit: Stop viktimizimit, mos e përdor sloganin

by engel

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar me tone të ashpra pas pyetjeve të një gazetareje të RTK-së, që lidhen me subvencionet e dhëna familjarëve të saj – përkatësisht dajës, vëllait dhe bashkëshortit.

Gjatë reagimit të saj, Pacolli akuzoi organizatat për të drejtat e grave për heshtje dhe përdori shprehjen “Jam gru, gur”, slogan i një fushate për fuqizimin e grave në Kosovë.

banner

Deklarata e saj ka nxitur reagimin e ideatores së fushatës “Unë jam gru, gur”, Erëmira Murati, e cila është edhe drejtoreshë e OJQ-së “Cicat”. Ajo kritikoi deputeten Pacolli, duke theksuar se në këtë rast nuk bëhet fjalë për një sulm për shkak të gjinisë, por për veprimet e saj politike.

“Kjo grua nuk po ‘sulmohet’ sepse është grua, por për shkak të veprave dhe qëndrimeve të saj politike. Viktimizimi i tillë nga një ligjvënëse nuk i ndihmon aspak mbrojtjes së grave që me të vërtetë dhunohen sepse janë gra”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.

Ajo i bëri thirrje deputetes që të ndalojë së përdoruri sloganin e fushatës dhe të fokusohet në detyrat që i takojnë si përfaqësuese e popullit.

“Edhe njëherë, stop viktimizimit. ‘Unë jam Gru, Gur’ më së paku mund ta përdorësh ti. Kryej punët tuaja”, përfundon reagimi i Muratit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy