Klubi italian, Interi raportohet se po intensifikon përpjekjet për të siguruar shërbimet e Ademola Lookman, sulmuesit të Atalantës që shkëlqeu sezonin e kaluar në Serie A.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, zikaltrit janë duke përgatitur ofertën prej 43 milionë eurosh, plus bonuse për Lookman.
Për të bindur Atalantën, drejtuesit e Interit do të propozojnë gjithashtu një plan pagese të shtyrë, që do ta bënte marrëveshjen më të menaxhueshme financiarisht për klubin milanez, duke respektuar parametrat e bilancit.
Lookman, i cili ishte një nga lojtarët më vendimtarë të Atalantës në suksesin e tyre në Europa League, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, por sië raportohet, Interi ka hyrë me vendosmëri në garë dhe synon ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen.
Negociatat janë në fazë të avancuar dhe ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit nigerian

