Të martën pritet një sistem me të reshura që do të shfaqen që në orët e para të ditës dhe do të zgjasin deri në mëngjes.
Reshjet do të jenë lokalisht në formë rrebeshesh.
Gjatë pjesës tjetër të ditës moti do të karakterizohet nga vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell, ndërsa rrebeshet do të mbeten të izoluara dhe me intensitet lokal, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me intensitet që herë pas here do të jetë i fuqishëm, duke arritur shpejtësi nga 16 deri në 42 km/h.
Temperaturat do të jenë në rënie.
Vlerat minimale do të lëvizin nga 15°C deri në 17°C, ndërsa ato maksimale do të jenë në intervalin 22°C deri në 27°C.