Reagon Ministri në detyrë, Ejup Maqedonci: FSK po kryen operacionin e kërkimit në Ujman për gjetjen e trupit të mërgimtarit të zhdukur

by engel

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është angazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin e kërkim-shpëtimit në Liqenin e Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut, ku po kërkohet trupi i një 33-vjeçari mërgimtar nga Suedia që dyshohet se është mbytur pasi u hodh nga ura.

Ky zhvillim është konfirmuar edhe nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se njësitë e specializuara të zhytjes dhe kërkim-shpëtimit të FSK-së janë vënë në funksion për të ndihmuar autoritetet civile në këtë rast.

banner

“Njësitet e specializuara të zhytjes dhe kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut,” ka deklaruar Maqedonci.

Ai shtoi se ky veprim është pjesë e detyrave thelbësore të FSK-së, e cila në koordinim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe në bashkërendim me KFOR-in, është përfshirë në operacion me qëllim që sa më shpejt të gjendet trupi dhe të lehtësohet dhimbja e familjes.

Operacioni në Ujman po vazhdon me përkushtim të madh nga të gjitha institucionet e përfshira.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy