BE i kundërpërgjigjet Daçiqit: Marrëveshja me Kosovën u nënshkrua me vullnet të lirë nga Serbia

by engel

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili akuzoi Brukselin për mashtrim në lidhje me Marrëveshjen e vitit 2013 me Kosovën. Në një përgjigje për televizionin N1, BE e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke theksuar se marrëveshja u nënshkrua me vullnet dhe vetëdije të plotë nga të dyja palët.

“Si Kosova ashtu edhe Serbia i janë qasur marrëveshjeve me vetëdije të plotë dhe me vullnetin e tyre të lirë”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së, duke mohuar kështu akuzat e Daçiqit për presion apo mashtrim.

banner

Brukseli ka bërë të qartë se marrëveshjet e arritura mbeten të vlefshme dhe ka ritheksuar pritjen që palët të angazhohen për zbatimin e tyre.

“BE pret që deklaratat dhe veprimet e të dyja palëve të ndihmojnë në krijimin e një atmosfere të përshtatshme për pajtim dhe normalizim të marrëdhënieve”, thuhet më tej në deklaratë.

Pavarësisht mungesës së takimeve politike në nivel të lartë, BE konfirmon se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është ndërprerë. Në muajin qershor, janë mbajtur takime të rregullta mes kryenegociatorëve dhe ekipeve teknike nga të dyja palët.

“Dialogu vazhdon përmes takimeve dypalëshe dhe trepalëshe në nivel teknik dhe të kryenegociatorëve,” thekson BE.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy