Emrat/ Aksidenti tragjik në Borsh, kush janë viktimat

by Nexhat

Sot rreth orës 14:15 në aksin rrugor Borsh – Plazh mjeti tip fugon Benz Vito me targa AA 052 NV është përplasur me mjetin Foristradë Benz me targa AB 637 CX

Si pasojë, ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i fugonit shtetasi Kujtim Mehmeti 60 vjeç, së bashku me bashkëshorten

banner

Drejtuesi i foristradës shtetasi Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës. Në vendngjarje ndodhen forca te shumta policie.

Aksidenti Borshh

Borsh/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj

Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy