Gazeta zvicerane shkruan për mërgimtarët: Parada luksoze e makinave në një dasmë në Kosovë

by informim peje

Gazeta zvicerane Blick ka raportuar për një ngjarje të pazakontë dhe spektakolare që ka ndodhur në Kosovë: një dasmë luksoze e shoqëruar me një autokolonë të gjatë makinash sportive, shumica prej tyre me targa zvicerane.

“Flamuri shqiptar me shqiponjën e tij dykrenare shkëlqen i kuq në kapotat e tyre. Dhjetëra BMW, Ferrari dhe Lamborghini me fuqi të lartë parakalojnë nëpër një qytet në Kosovë”, shkruan Blick, duke përshkruar skenën që u filmua nga një ballkon dhe u publikua në rrjetin TikTok nga përdoruesi “leaard9”.

banner

Në videon që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, automjetet luksoze lëvizin në kortezh nën tingujt e një kënge festive. “Ja si e merr nusen”, shkruhet në mbishkrimin e postimit. Blick raporton se vetë përdoruesi i TikTok-ut ka konfirmuar se bëhej fjalë për dasmën e kushëririt të tij, raporton albinfo.ch.

“Në një parking përpara një vile të madhe, makinat kryesisht luksoze po filmohen nga afër. Disa njerëz i admirojnë makinat dhe kapin momentin e jashtëzakonshëm me telefonat e tyre celularë”, vijon përshkrimi i Blick.

Gazeta zvicerane thekson se autori i postimit shfaqet në rrjet si një tifoz i pasionuar i makinave, veçanërisht i markës BMW, të cilën e prezanton rregullisht në përmbajtjet e tij. “Sa më shumë kuaj fuqi, aq më mirë, duket të jetë motoja e tij”, shkruan Blick.

Komentet në rrjetet sociale janë kryesisht pozitive dhe përplot entuziazëm. “Nëse burri im dhe familja e tij nuk më marrin kështu, nuk e dua”, citohet një koment nga një përdoruese. Një tjetër shton: “Lamborghini, Ferrari dhe targa zvicerane! Kështu e bëjmë ne.”

Megjithatë, Blick thekson se nuk mungojnë as komentet kritike, që e shohin këtë shfaqje si ekzagjerim. Një koment ironik i cituar nga gazeta thotë: “Ata mund të pinë birrë zvicerane dhe të kërkojnë një nuse.”

Raporti i Blick e vendos këtë episod në një kontekst më të gjerë, duke kujtuar se kohët e fundit një shofer zviceran me targa Thurgau shkaktoi polemika në Kosovë, pasi u filmua duke bërë një manovër të rrezikshme parakalimi mbi trotuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy