Haradinaj mbështet protestën e OVL-UÇK-së kundër Gjykatës Speciale

by engel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) kundër Gjykatës Speciale në Hagë, e cila po zhvillon procesin gjyqësor ndaj disa prej ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj u rreshtua krah kërkesave të organizatave të dala nga lufta, duke theksuar se ato janë “legjitime dhe të drejta”.

banner

“Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit. Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë,” – shkroi Haradinaj në reagimin e tij.

Protesta e paralajmëruar nga OVL-UÇK synon të shprehë pakënaqësinë ndaj zhvillimeve në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen disa nga ish-udhëheqësit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj shpreh mbështetje për të akuzuarit në Hagë. Ai ka qenë një prej kritikëve të vazhdueshëm të funksionimit dhe legjitimitetit të Gjykatës Speciale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy