OEK thërret Presindeten Osmani, Albin Kurtin dhe ZRRE-në për pezullimin e vendimit për energjinë: Tregoni përgjegjësi para qytetarëve!

by engel

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar sot, përmes një letre publike, pezullimin e menjëhershëm të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë për bizneset prodhuese. Kërkesa është drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryesuesit të bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Në letrën e nënshkruar nga kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, ky veprim cilësohet si “thirrja e fundit, e sinqertë dhe e përgjegjshme”, për të parandaluar dëme të mëdha ndaj ekonomisë vendore.

banner

“Ky vendim po detyron një pjesë të madhe të bizneseve prodhuese të dalin nga tregu i lirë i energjisë, duke i çuar drejt falimentimit dhe humbjes së mijëra vendeve të punës,” – thuhet në reagimin e OEK-ut.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, të mbledhura përmes një hulumtimi me kompani nga sektorët kryesorë, janë identifikuar disa pasoja alarmante:
Kostoja e energjisë është trefishuar mesatarisht krahasuar me vitin 2024.
Në disa industri, ndikimi në shpenzimet operative ka arritur deri në 44%, duke pamundësuar vazhdimin e prodhimit.
Sektori i ndërtimit është goditur me kosto shtesë mbi 5.6 milionë euro, ndërsa në industrinë e ushqimit humbjet arrijnë 1.7 milionë euro.

OEK paralajmëron se zbatimi selektiv i vendimeve po krijon konkurrencë të padrejtë në treg. Disa kompani, përmes vendimeve të gjykatave, janë rikthyer në tregun e rregullt të energjisë, ndërsa të tjera ende presin vendime gjyqësore.

“Janë dhjetëra vendime të Gjykatës Komerciale që vërtetojnë se gjatë zbatimit të këtij procesi ka pasur shkelje të ligjit,” – thuhet në letrën e OEK-ut.

Oda thekson se zbatimi i vendimit në kundërshtim me aktvendimet gjyqësore përbën shkelje të ligjit dhe të parimeve kushtetuese.

OEK i bën thirrje institucioneve më të larta shtetërore që të ndërmarrin masa urgjente për mbrojtjen e sektorit prodhues dhe për të shmangur dëme afatgjata në ekonomi.

“Është momenti që të tregoni përgjegjësi para qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës,” – përfundon letra e drejtuar Presidencës, Qeverisë dhe ZRRE-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy