Presidenca merr pjesë në varrimin e mërgimtarit që u mbyt në Ujman – falënderime për FSK-në e KFOR-in, pa koment për përdorimet politike

by engel

Në ceremoninë e varrimit të mërgimtarit 33-vjeçar që humbi jetën në liqenin e Ujmanit mori pjesë edhe një delegacion nga Presidenca e Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime të thella familjes së të ndjerit, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-it në operacionin e kërkimit.

“Presidentja Osmani falënderon Forcën e Sigurisë së Kosovës, KFOR-in, si dhe të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare për angazhimin e tyre të palodhshëm dhe profesionalizmin e treguar. Ky angazhim është dëshmi e përkushtimit të FSK-së për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve me dinjitet dhe humanizëm”, ka deklaruar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

banner

Ndërkohë, prania e FSK-së në veri – me leje dhe përcjellje të KFOR-it – u keqpërdor politikisht nga partia në pushtet, duke u paraqitur në publik si hera e parë që kjo forcë vepron në atë zonë. Në të kaluarën, FSK ka qenë e pranishme në veri për misione humanitare edhe kur Vetëvendosje nuk ishte në pushtet.

Ambasadat e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë reaguar duke kërkuar që të mos politizohet kjo ngjarje tragjike dhe të njihet roli i KFOR-it në këtë operacion – rol që, sipas tyre, është injoruar në komunikimet publike nga përfaqësues të pushtetit.

Presidenca, në anën tjetër, nuk ka komentuar nëse e konsideron të papërshtatshëm përdorimin politik të operacionit humanitar nga Vetëvendosje apo ndonjë aktor tjetër politik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy