Presidentja Osmani priti në takim tenorin Ramë Lahaj dhe yjet ndërkombëtare të Festivalit Ndërkombëtar të Operas

by informim peje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim tenorin e mirënjohur ndërkombëtar, Ramë Lahaj, së bashku me të ftuarit special të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj”, në kuadër të edicionit të 5-të të këtij festivali prestigjioz që tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e kalendarit kulturor evropian.

Në përbërje të delegacionit ishin edhe: Ramón Vargas, një nga tenorët më të mëdhenj të operës botërore, Anita Rachvelishvili, mezzosopranoja gjeorgjiane me famë ndërkombëtare si dhe dirigjenti Besmir Vokopola.

banner

Presidentja Osmani vlerësoi lart angazhimin e Ramë Lahajt në promovimin e artit dhe të kulturës së Kosovës në skenat botërore, si dhe përkushtimin e tij për t’i sjellë artistët më të mëdhenj të operës ndërkombëtare në Prishtinë, duke ngritur nivelin e skenës kulturore në vendin tonë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy