Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Rrahim Latifit

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Latifi për ndarjen tragjike nga jeta të 35-vjeçarit, Rrahim Latifi.

E para e vendit shprehet se humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla.

banner

“E nderuar Familja Latifi, me dhembje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të më të dashurit tuaj, Rrahim Latifi. Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla. Në këto çaste dhimbjeje, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutjet për forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”, ka thënë Osmani, .

Trupi i pajetë i Rrahim Latifit u gjet dje në liqenin e Ujmanit pas dy ditësh kërkime. Ai dyshohet se u mbyt pasi është hedhur nga ura

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy