Rreth 160 raste të vjedhjes së ujit në Prizren – shkyqen edhe qindra të tjerë për borxhe

by informim peje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve që kanë kryer shkelje ligjore ose nuk kanë përmbushur obligimet financiare ndaj shërbimit të ujësjellësit.

Gjatë muajit korrik, ekipet e Inspektoratit kanë identifikuar dhe shkyçur nga rrjeti 157 konsumatorë për lidhje ilegale dhe 359 të tjerë për moskryerje të pagesave.

banner

Sipas njoftimit të kompanisë, shumica e lidhjeve ilegale janë zbuluar në Prizren (131 raste), ndërsa rastet tjera janë evidentuar në Suharekë (15) dhe Malishevë (11).

Ndërkohë, për shkak të refuzimit të pagesës së faturave të ujit, janë shkyçur nga rrjeti edhe 359 konsumatorë, prej tyre 303 në Prizren, 49 në Suharekë dhe 17 në Malishevë, raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

“Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se aktivitetet e inspektimit do të vazhdojnë në gjithë zonën e shërbimit edhe gjatë ditëve në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy